Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën për Mond Vogën.
Burime për abcnes.al bëjnë me dije se nga masa arrest me burg, Voga shkon në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Mond Voga u kap me armë pa leje dhe se dyshohet se dhunoi avokatin, Ilia Ilia.
Mond Voga është ish-shoferi i Prokurorit Arjan Ndoj. Prokurori mbeti i plagosur në 1 nëntor gjatë një atentati se bashku me mikun e tij Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Sukthit”.

