Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e gjyqtarit, që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit

schedule15:29 - 3 Prill, 2019

schedule 15:29 - 3 Prill, 2019

Gjyakata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e gjyqtarit Skënder Damini për t’i rikthyer celularin dhe 17 mijë eurot. Celulari iu sekuestruar gjyqtart para disa javësh, pasi dyshohet për korrupsion. Burime kanë sqaruar se celulari i gjyqtarit Damini është dërguar për ekspertizë jashtë vendit. Gjykata e Apelit rrëzoi edhe kërkesën e të birit, për kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara. Banesat e Skënder Damini dhe dy kolegëve të tij Astrit Aliaj dhe Aleks Nikollaj u kontrolluan me vendim gjykate, pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit duke i rrëzuar 4 burgimet e përjetëshme të dhënë në shkallën e parë. Vendimit të gjytarëve i është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë nga drejtuesi i Prokurorisë së Apleit për Krime të Rënda Altin Dumani. /abcnews.al