Gjykata e Apelit në Gjirokastër la në burg 5 personat e arrestuar nga Policia e Tepelenës si autorë për grabitjen me armë dhe plagosjen e Mustafa Mustafait dhe gruas së tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur në 22 Janar të këtij viti në qytetin e Memaliajt. Avokatët e 5 të pandehurve për këtë çështje kishin ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e gjyqësorit ndaj Donaldo Nelaj personi kryesor në grabitjen me armë të 500 mijë lekëve si dhe ndaj Ilirjan Korbit, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj.
Gjyqtari Tomor Shkreli pasi ka dëgjuar argumentet nga prokurori Gjon Fusha dhe pretendimeve të avokatëve të të arrestuarve të cilët kërkuan lirimin e tyre, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë “arrest me burg”./abcnews.al