Gjykata e Apelit nuk zhbllokon pronat e Ylli Ndroqit

schedule09:47 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:47 - 27 Gusht, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Bëhet fjalë për 26 pasuri të Ndroqit, të cilat janë sekuestruar. Avokati i Ndroqit, Alban Qafa e cilësoi si të padrejtë vendimin pasi sipas tij nuk janë marrë parasysh provat që ata kanë dorëzuar ditën e djeshme.

“Ne do të bëjmë rekurs në gjykatën e Lartë. Gjykata vetëm shpalli vendimin nuk e argumentoi. Ky vendim ishte një nga vendimet që nuk është i mbështetur në prova”, u shpreh avokati.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci në seancën e sotme te Apeli kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët kanë mbajtur shënime.

Sipas organit të akuzës, sekuestrimi i pasurive të biznesmenit erdhi nga hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në listën e pasurive të sekuestruara është edhe televizioni Ora si dhe 25 pasuri të tjera të Ylli Ndroqit, të cilat sipas SPAK nuk justifikohen nga Ndroqi.

SPAK thotë se ka dyshime se ato janë krijuar nga veprimtaria kriminale në Turqi, Itali dhe Shqipëri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!