Gjykata e Apelit e liroi, shtyhet seanca gjyqësore për Kajmakun

schedule12:01 - 9 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 9 Korrik, 2020

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës se sigurisë për ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku.

Burime për Abc News bëjnë me dije se shkak është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë.

Ndërkohë nga salla e gjyqit avokati ka pretenduar se deri pasditen e djeshme Kajmaku ka qenë në spital.

Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit./abcnews.al