Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc ka folur për rëndësinë e forcave politike të vogla.
Ai tha se çdo forcë politike përfaqëson një doktrinë të caktuar.
Ndërsa po bënte paralelizmat mes forcave politike, Gjuzi ka zbuluar se çfarë i ka thënë Sali Berishës për Lulzim Bashën.
“Partitë politike nuk janë metastaza, ato janë pronë e shtetit shqiptar. Partitë politike kanë doktrinë. Partia e Ndokës ka doktrinë Demokristiane. Edhe PS ka një doktrinë, por vjen nga partia e drogës e korrupsionit. Edhe PD ka një doktrinë por ka një problem. I kam thënë doktorit, o doktor Baca nuk e sulmon kullën, mos e sulmo djalin”, tha Gjuzi.
/Abcnews.al/