Gjuzi kërkon interpelancë me Ballukun: S’ka Covid, grip stinor! Zoti i ndihmon ministrat para meje

schedule10:11 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:11 - 29 Tetor, 2020

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar interpelancë urgjente lidhur me grevën e urisë të naftëtarëve të Ballshit. Gjuzi i kërkoi grave deputete të shkojnë në grevën e urisë në mbështetje të naftëtarëve. Ai ironizoi infektimin me Covid-19 të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku me të cilën ai kërkoi interpelancë.

Gjuzi: Kam kërkesë për interpelancë, por kur duhet të vijnë tek unë ministrat i ndihmon Zoti me grip stinor. Gripi është stinor. Nuk ka Covid. Kush të ulet. Kush jemi ju që më thoni të ulem. Kemi qenë bashkë në këshillin bashkiak, nuk ulem kollaj unë. Ju gratë deputete duhet të shkoni atje në mbështetje të grevistëve. Unë tani do e dorëzoj kërkesën për interpelancë urgjente.

Ruçi: Kot e harxhove gjithë kohën tënde. Dorëzoje kërkesën tënde. Kur të shqyrtohet do marrësh përgjigje. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!