Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi iu drejtua ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku duke i thënë se i ka mbërritur një mesazh.
Gjuzi tha se IKMT ka shkatërruar rrugën e kishës në Kepin e Rodonit.
Kujtim Gjuzi: IKMT ka shkuar në kishën e Kepit të Rodonit dhe ka shkatërruar atje rrugën bashkë me krojet. Ky shqetësim sapo më ka mbërritur nga padre. Do t’ju lutesha të vinit instancat në lëvizje. Faleminderit që më dëgjoni shkëlqesi ministre.
Belinda Balluku: Nuk e dija që IKMT shkatërron rrugët. IKMT duhet të jetë duke prishur ndonjë objekt pa leje. Jam e bindur që kisha e Kepit të Rodonit do të jetë edhe më e bukur. IKMT nuk prish rrugët se s’ka si i prish. /abcnews.al