Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se në 7 vite qeveria nuk i ka ndihmuar qytetarët por vetëm i ka grabitur.
Gjuzi tha e cilësoi lajm të hidhur njoftimin e kryeministrit Edi Rama për bllokimin e qarkullimit në fundjavë, ndërsa deklaroi se do të votojë kundër akteve normative sepse qytetarët nuk i kanë marrë akoma paratë e premtuara.
“Ai sot me fyerje dhe shantazh kundër deputetëve të përgjegjshëm . 7 vite zero rritje të pensioneve, vetëm PPP dhe vetëm grabitje. Kjo qeveri nuk i vjen në ndihmë qytetarëve ndërsa administrata diskriminon.
Lajmi i hidhur ishte ai për të bllokuar lëvizjen në fundjavë. Nuk mundem të jap një votë pro në aktet normative sepse nuk ka sens kur qytetarët nuk kanë marrë pagesat akoma. Faleminderit zonja kryetare kaq kemi ne nga 2 minuta le të flasin socialistët’, tha Gjuzi./abcnews.al