Gjuriç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa Asociacion

schedule21:52 - 10 Shtator, 2020

schedule 21:52 - 10 Shtator, 2020

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuriç, ka thënë sot se nuk do të ketë marrëveshje përderisa Kosova nuk e përmbush në tërësi marrëveshjen rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë në të cilën është zotuar rreth shtatë vjet e gjysmë

Këto deklarata Gjuriç e bëri, pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Prishtina do ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Beogradin.

“Çfarëdo kushtëzimi i asaj për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel ia humb kuptimin tërë procesit negociator dhe na largon prej çfarëdo marrëveshjeje të re”, tha Gjuriq, raporton Dannas.

“Hoti menjëherë ta ndalë fushatën e gënjeshtrave rreth përmbajtjes së bisedimeve, pasi që rrena e përsëritur qindra herë nuk mund ta ndërrojë faktin se Kosova e vetëshpallur nuk është shtet” ka thënë ai.