Gjuriç: Hoti nuk do t’i ikë krijimit të Asociacionit

schedule14:50 - 28 Shtator, 2020

schedule 14:50 - 28 Shtator, 2020

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk mund t’i ikë krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Gjuriç ndër të tjera ka theksuar se kjo çështje do të mbyllet atëherë kur të krijohet Asociacioni.

LEXO EDHE: Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur për Kosovën

“Hoti mund ta gënjejë opinionin sa të dojë, por nuk mund të ikë prej krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai në takimet në Bruksel flet ndryshe dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë krijimin e Asociacionit, por edhe garanton kompetenca shtesë për të”, ka thënë ai.

Ndër të tjera sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e tij, theksohet se Hoti ia ka borxh opinionit në Kosovë që t’ia sqarojë se është duke marrë pjesë në procesin për normalizimin e raporteve dhe se fjala nuk është për një dialog për njohje reciproke.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!