Bota e futbollit vijon të solidarizohet me vdekjen e George Floyd. Afro-amerikani dha shpirt në duart e policisë së Minneapolis-it dhe kaq mjaftoi që të shpërthenin protestat e shumta kundër racizmit dhe veprimit brutal të policit që i mori jetën.
Prej ditësh ekziston një gjendje e rëndë në SHBA, ndërsa të shumtë kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga bota e futbollit. Ishte Marcus Thuram, ylli i Borussia M’Gladbach, ai që nisi gjithçka, me festën e tij duke u ulur në gjunjë (BlackLivesMatter).
#UnitedAsOne pic.twitter.com/G79rrXcx3a
— Newcastle United FC (@NUFC) June 2, 2020
Më pas, ishin Jadon Sancho dhe Achraf Hakimi ata që shkruan në fanellat e tyre: “Drejtësi për George”. Edhe mbrojtësi i Schalke, McKennie, mbajti një shirit në krahun e tij ku shkruhej i njëjti mesazh. Ndërsa dje, në stërvitjen e Liverpool, të gjithë lojtarët e të kuqve u ulën në gjunjë, me foton e tyre që u publikua më pas nga çdo futbollist dhe nga vetë faqja zyrtare e kryesuesve të Premier League.
Të njëjtin gjest kanë bërë edhe futbollistët e Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kanë vendosur të nderojnë të pafatin Floyd përpara nisjes së seancës stërvitore të ditës së sotme. Të gjithë në gjunjë, foto që është postuar në rrjetet sociale nga klubi i Premier League. /abcnews.al