Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjukanoviç: Zgjedhjet e 30 gushtit, vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së Malit të Zi

schedule22:45 - 26 Gusht, 2020

schedule 22:45 - 26 Gusht, 2020

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka theksuar se zgjedhjet e 30 gushtit do të jenë vendimtare për ruajtjen e pavarësisë së vendit, përballë përpjekjeve nga Serbia dhe Rusia për të sjellë në pushtet aleatët nacionalistë dhe anti-perëndimorë.

Ndër të tjera Gjukanoviç ka theksuar se po zhvillohet një “luftë mediatike dhe politike” kundër tij dhe Partisë së tij Demokratike të Socialistëve (DPS), për ta vënë Malin e Zi “nën ombrellën e Beogradit dhe të Moskës” dhe për ta penguar atë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Gjukanoviç tha se DPS nuk do të lejojë që “ideologjia e errët e mesjetës” të mbizotërojë në zgjedhje. Me këtë, ai iu referua Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka udhëhequr një seri protestash kundër qeverisë së tij.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka mohuar akuzat se Serbia, aleate e afërt e Rusisë, është duke ndërhyrë në zgjedhjet në Mal të Zi përmes mediave dhe kishës.

Një ligj për pronat fetare në Mal të Zi ka shkaktuar protesta të serbëve prej muajsh. Serbët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë prej 620,000 banorësh të Malit të Zi.

Sipas kundërshtarëve, ligji do të çojë në konfiskimin e pronës së Kishës Ortodokse Serbe nga shteti malazez, gjë që mohohet nga Qeveria malazeze. Në zgjedhje, partia në pushtet e Malit të Zi, DPS, do të sfidohet nga një grup pro-serb dhe një aleancë tjetër opozitare që e akuzon Gjukanoviqin dhe qeverinë e tij për korrupsion të përhapur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!