Gjukanoviç shpërndan parlamentin e Malit të Zi, nuk pranon propozimin për formimin e qeverisë së re

schedule04:10 - 21 Shtator, 2022

schedule 04:10 - 21 Shtator, 2022

Presidenti i Malit të zi, Milo Gjukanovic nuk ka pranuar propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjes URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re, duke kërkuar shpërndarjen e parlamentit.

Kreu i shtetit malazez deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do ti jepnin një zgjidhje krizës politike në vend.

“Unë kam përshtypjen se nuk ekziston një shumicë e qartë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri të re. Besoj se shpërndarja e parlamentit është zgjidhja më optimale në situatën e caktuar politike dhe se është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, sepse hap mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Gjukanoviç.

Sipas Gjukanovic, ai që do të zgjidhet në krye të qeverisë do të duhet të përballet më shumë sfida të vështira ekonomike dhe energjitike.

“Konteksti rajonal dhe global, si dhe sfidat politike dhe të sigurisë, problemet ekonomike dhe financiare me të cilat përballet Mali i Zi, veçanërisht në sektorin e energjisë, shëndetësisë dhe fushave të tjera, kërkojnë një kompetent, Qeveri e përgjegjshme dhe efikase që do të jetë e përkushtuar për zgjidhjen e tyre ditë e natë”, u shpreh Presidenti i Malit të Zi.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi arritën një marrëveshje para mesnatës kur skadonte afati për këtë proces. Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pati deklaruar se nënshkrimi i plotë i marrëveshjes varet nga plotësimi i kërkesave të partisë së tij. Abazovic theksoi se partia e tij, URA, duhet të ketë gjysmën e qeverisë.

Qeveria e drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviçit u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, nisme e ndërmarre nga socialdemokratët e Gjukanovic pas nënshkrimit nga Abazoviç të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!