Gjukanoviç pret fitore në raundin e dytë: Gjatë mandatit tjetër, Mali i Zi do bëhet anëtar i BE-së

schedule08:30 - 29 Mars, 2023

schedule 08:30 - 29 Mars, 2023

Presidenti i Malit të Zi, njëherësh kandidat për një tjetër mandat në këtë post, Milo Gjukanoviç pret një fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve më 2 prill, përballë rivalit të tij, Jakov Milatoviç.

Gjukanoviç u shpreh se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, Mali i Zi do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, shkruan Vijesti.

“Pres fitore. Optimizmin tim e bazoj në njohjen e mirë të publikut votues të Malit të Zi, në njohjen e të gjitha potencialeve që nuk u përdorën në raundin e parë. Mendoj se në këtë kemi kontribuar edhe ne si kandidatë presidencialë që gjatë fushatës para raundit të parë, pak a shumë, kemi dërguar qartë mesazhin se kjo do të jetë një garë zgjedhore me dy faza”, theksoi ai.

Gjukanoviç nënvizoi se optimizmi i tij në lidhje me rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve bazohet “në vlerat që ai përfaqëson”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!