Gjukanoviç dorëhiqet si kryetar i DPS-së pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale

schedule19:49 - 5 Prill, 2023

schedule 19:49 - 5 Prill, 2023

Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Gjukanoviç drejtoi DPS-në që nga viti 1998, shkruan Vijesti. Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Zivkoviç.

Më herët, Gjukanoviç kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.

Vendimi i tij erdhi pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë ndaj Jakov Milatoviçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!