Gjuha shqipe në Harvard, flet nismëtarja: Studentët e huaj kanë shprehur interes për ta mësuar

schedule18:23 - 15 Prill, 2023

schedule 18:23 - 15 Prill, 2023

Studentja në Universitetin e Harvardit, Edona Cosoviç, e cila u bë nismëtarja për futjen e gjuhës shqipe në këtë institucion arsimor, thotë se aktualisht, ajo dhe një student tjetër janë duke e mësuar atë.

Në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Cosoviç u shpreh se mësuesi i gjuhës shqipe në Harvard është një shqiptar nga Kosova.

Ndër të tjera, Cosoviç nënvizoi se miqtë e saj të huaj në universitet, kanë shprehur interes për të mësuar gjuhën shqipe.

“Unë jam një nga studentet, është edhe një djalë që me mua mëson shqip. Po bëjmë prezantime. Unë kam lexuar një poezi të Naim Frashërit. Ai djali ka prezantuar diçka tjetër. Është shumë mirë që të flasim shpesh shqip dhe provojmë që ta shkruajmë. Unë nuk di të shkruaj mirë, më mirë e flas. Mësuesi është shqiptar nga Kosova, më ndihmon shumë. Unë e kam mësuar shqipen nga prindërit, duke folur në shtëpi.

Është shumë interesante. Si unë, ka edhe 11 shqiptarë të tjerë në Harvard, kemi personalitet shumë të madh. Duket shumë interesante që e kemi bërë të mundur. Thonë për ne, a nuk e kanë pasur gjuhën shqipe? Ne jemi një grup shumë aktiv në kampus. Shoqet dhe shokët e mi janë të interesuar për ta mësuar gjuhën shqipe në të ardhmen”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!