Gjuha e Ramës në Kuvend, Shehi: Të kontrollojë veten, është i pari që po poshtëron shtetin

schedule20:35 - 11 Nëntor, 2022

schedule 20:35 - 11 Nëntor, 2022

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe njëkohësisht deputeti Dashamir Shehi ka komentuar situatën që u krijua në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama akuzoi deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj se kishin hyrë të dehur në sallë dhe e kishin fyer publikisht.

Shehi tha se është Rama ai që e ka degrdaur situatën në përdorimin e një fjalori rruge, të cilin e dënoi ashpër duke e quajtur poshtërim për shtetin.

“Fatkeqësisht këtë punë e ka prishur zoti Rama. Ky e ka zbritur në këtë nivel të rëndom, në zhargonin e  rugës. Ky është slangu i një rrugaçi dhe e ka për mburrje. Këtë fatkeqësisht mund ta përdorin edhe deputetët, që bëjnë gabim që e përdorin. Mirëpo deputeti është deputet, por ky është kryeministri i vendit. Ky na përfaqëson, sonte është ulur në Paris, po flet me Macron. A e dinë ata çfarë ka thënë ky? Nuk mund të flasë ky ashtu, duhet ta kontrollojë veten, sepse detyra e bën të tillë. Je ti i pari që poshtëron shtetin tënd, kundërshtarin. Këtë punë ka bërë 9 vjet me radhë, mirëpo tani i doli nga fundi i shpirtit dhe kanë filluar ta kuptojnë dhe ata të vetët”, tha deputeti.

Shehi tha se ky reagim nuk është se Rama nuk mund të përmbahet, por e quajti një teatër për të trembur deputetët e vet, të cilët ngrenë dorën për të votuar çdo ligj, por nuk kundërshtojnë asnjëherë edhe pse e dinë që nuk është në të mirë të vendit.

“E ka teatër. Çdo popull atë që meriton ka në krye, duket si e rëndë dhe reaksionare, por kjo është e vërteta. Ky e bën për të trembur deputetët e vet, se opozita nuk trembet më aty. U thotë “e shikoni ç’bën shefi po ti dalësh kundër, sepse të vetët ngrenë dorën për 10 vjet. Ke parë ndonjë socialist të kundërshtojë?  Ky u turret të vetëve. Ai e di fort mirë që Paloka nuk tërhiqet se po e heq ky 10 ditë nga parlamenti. Ata që janë atje e dinë që po vidhet Shqipëria, e dinë që është sistemi më i korruptuar dhe prapë nuk reagojnë”, tha Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!