Gjonaj: Pas 25 vjetesh kompensimi i pronave me formule te vertifikuar nga kie

schedule18:47 - 23 Shtator, 2018

schedule 18:47 - 23 Shtator, 2018

Ka reaguar edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetin social facebook ka theksuar se konkluzionet e Komitetit të Ministrave të këshillit të Europës flasin për një mekanizëm efektiv të brendshëm për kompensimin e pronave të shpronësuara nga regjimi komunist. Sipas Gjonajt, në rezolutë janë vlerësuar rezultatet e dukshme në trajtimin e kërkesave të vlerësuara me vendim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, numrit të vendimeve të zbatuara si dhe vendosja në dispozicion e burimeve financiare nga qeveria për të mbuluar pagesat e pronarëve për kompensim.

Në këtë mënyrë, shkruan ministrja e drejtësisë në postimin e saj, zgjidhim përfundimisht pas 25 vjetësh problemin e kompensimit të pronave, duke patur një formulë funksionale dhe mekanizëm ligjore efektiv, të certifikuar tashmë sipas saj pas vendimit të Këshillit të Europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!