Gjonaj: Do rrisim pagat e policëve të Burgjeve, njësoj me të Shtetit! Sigurohet dhe transporti

schedule14:29 - 25 Qershor, 2020

schedule 14:29 - 25 Qershor, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar gjatë fjalës së saj në Kuvend se paga e punonjësve në Policinë e Burgjeve do të rritet për t’u barazuar me atë të Policisë së Shtetit.

Gjonaj tha se do t’i jepet fund edhe problemit të transportit të tyre pas përfundimit të orarit të punës për të eliminuar shfaqjen e policëve që presin në anë të rrugës për t’i marrë një makinë e rastit.

“Do rikthejmë dinjitetin e Policisë së Burgjeve dhe do garantojmë sigurinë e tyre. Problemet dukeshin se ishin më të mëdha se zgjidhja që mund të ofronim në moment. Në 2018 kemi ndërmarrë një reformë të thellë. Sot diskutohet paketa e ekzekutimit të vendimeve penale duke përmbushur reformimin gjyqësor. Nëse më parë përkufizimi për burgun ishte vetëm për të mbajtur disa persona të izoluar, kjo do të thotë se qëllimi për të cilin ishte ngritur ka dështuar diku pjesërisht diku plotësisht.

Përmes marrëveshje me akademinë e sigurisë kemi bërë që efektivët të ndjejnë peshën e kostumit profesional. Ata do të jenë dëshmitarë të mbështetjes së qeverisë me këtë paketë ligjore do të barazohen me atë të policisë së Shtetit.

Përmes mbështetjes së kemi dhënë për përmirësimin e stafit të burgjeve janë rritur ndjeshëm standardet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Fragmentet e efektivëve që gjendeshin buzë rrugës do të eleminohet. Shumë shpejt do të sigurohet transporti. “, tha Gjonaj.

Gjonaj u shpreh se do fuqizohet mbështetja për funksionarët e burgjeve do të fuqizohet, duke vlerësuar rolin dhe gatishmërinë e tyre në dy periudha të vështira si ajo e tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit.

“Për rritjen e sigurisë është goditur çdo rast korruptiv. Për herë të parë arritëm që mbipopullimi të ishte zero. Pas tërmetit dhe gjatë pandemisë ka pasur gatishmëri dhe menaxhim të duhur. Me një ligj të ri për policinë e burgjeve kemi garantuar karrierën, ngritjen në detyrë, emërimet dhe transferimet vetëm në bazë të ligjit.

 Kemi një projektligj për shërbimin e provës. Do ngremë institucione këshillimore. Paketa e katër ligjeve është e përafruar me rekomandimet e BE. Nëse më parë kemi folur për probleme serioze që kërkojnë zgjidhje emergjente sot kërkojmë bashkëpunim për të çuar përpara punën që kemi bërë deri sot.

Do fuqizojmë mbështetjen për funksionarët e burgjeve” tha Gjonaj./abcnews.al