Gjonaj: Brenda vitit zgjidhen hetuesit e BKH! Vettigu do kalojë para në sitë kandidatët për GJL

schedule11:29 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:29 - 23 Shtator, 2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar gjatë fjalës në mbledhjen online të Këshillit të Integrimit se brenda vitit do të zgjidhet të gjithë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjonaj theksoi se ata do të shërbejnë në luftën kundër korrupsionit të krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së saj Gjonaj foli edhe për plotësimin e kuotave në Gjykatën  Kushtetuese dhe atë të Lartë duke shtuar se janë ndërmarrë hapat ligjorë të përcaktuar nga Kuvendi. Ajo theksoi se me ngritjen e trupës së parë në Gjykatën e Lartë do të marrin zgjidhje stoku i dosjeve që presin prej vitesh, duke nënvizuar se kjo situatë është akumuluar prej shumë kohësh dhe jo vetëm në tre vitet e fundit.

Ministrja gjithashtu deklaroi se fillimisht, vettingu do kalojë në sitë kandidatët që apsirojnë të bëhen pjesë e Gjykatës së Lartë, për t’i hapur kështu rrugë zhbllokimit të kësaj gjykate.

“Vakanca e krijuar nga shkarkimi i një prej anëtarëve të shkarkuar dhe dy vakancat e parakohshme. Një sërë sfidash përcaktojnë edhe në bazë të Venecias është theksuar se dy nga vakancat nuk janë shumë atraktive. Po marrim masa për përmbushjen e këtyre dy vakancave me mandat të kufizuar deri në vitin 2022. Lidhur me funksionimin e Gjykatës së Lartë, KLGJ ka ndërmarrë hapat ligjorë edhe si një detyrim i lënë nga Kuvendi për të hapur të gjitha vendet vakante. Ashtu si përmenda më parë, është përfunduar procesi ku trupa nëpërmjet vendimeve pilot ka shqyrtuar 700 çështje për tre muaj. Planifikohet se nëse trupa do të plotësohet do të shqyrtohen dosje që presin me vite në Gjykatën e Lartë.

Kjo problematikë ka qenë me vite të tëra. Organeve të vettingut do i duhet të përshpejtojnë duke renditur fillimisht kandidatët për Gjykatë të Lartë. Kjo do të jetë një hap përpara edhe në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. SPAK ushtron funksion të plotë. Janë në proces rivlerësim dy prokurorë në KPK. I gjithë procesi që SPAK me partnerët kanë kryer për zgjedhje ne  kreut të BKH është paraqitur në planin tonë. BKH do të plotësohet brenda vitit me hetuesit. Në luftën kundër korrupsionit qëllim mbetet forcimi i saj. Ne nesër marrim rekomandimin nga Greko. Gjatë këtyre tre viteve, ky është raportimi ku kemi një rezultat shumë të lartë pozitiv. Vlen për t’u theksuar se greko ka filluar një raund të pestë të vlerësimit. Kërkohet vëmendje e lartë dhe bashkëpunim nga të gjithë aktorët pasi janë të përfshirë një sërë institucionesh të pavarura. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar një sërë procesesh dhe duke filluar me hartimin e planeve të integritetit”, tha Gjonaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!