Gjokutaj: Paketa e rezistencës nuk plotëson nevojat, shteti fiton 60 mijë euro në ditë nga rritja e naftës

schedule16:50 - 14 Mars, 2022

schedule 16:50 - 14 Mars, 2022

Nga Erblina Mile

Kriza e çmimeve nuk mund të menaxhohet me fondet  e vëna në dispozicion  nga qeveria. Eksperti Eduard Gjokutaj shprehet se e domosdoshme në këtë moment është përcaktimi i një minimum jetik dhe në bazë të tij të hartohen edhe politikat e duhura.

Thekson se heqja e taksave si  në vendet e rajonit për Shqipërinë nuk do të ishin efektive pasi kemi informalitet të lartë.

“Është një masë që shuan deri diku efektin minimal, por jo se përmbush të gjitha nevojat. Ne jemi në kushtet e shumë detyrave të pabëra”, thotë ai.

Rritja e çmimit të naftës në nivele rekord ka sjellë rreth 60 mijë euro më shumë në buxhet në ditë. Këto të ardhura ekspertët i kërkojnë qeverisë që ti përdorë për të mbështetur  kategoritë në nevojë. Ngritjen e bordit për monitorimin e vlerëson jo-efektiv.

“Nga rritja e karburanteve shteti merr efekt shtesë diku 60 mijë euro në ditë, i cili mund të targetrohet ër nevoja apo politika sociale të caktuara”.

Pikëpyetje ngrihen edhe në lidhje me miratimin e fondit prej 28 miliard lekësh për OSHEE. Aktualisht kjo kompani ka marrë nga qeveria një mbështetje nëpërmjet një garancie sovrane

Nga këto ndërhyrje do të shkojnë direkt në konsum 6.7 miliard lekë  ose 55 milion Euro. Kjo shumë do të jetë nga  indeksimi i menjëhershëm i pensioneve,  kompensimet për shtresat në nevojë,  përfitimi me 2.000 lekë më shumë në muaj për punonjësit me pagë minimale, si dhe nga zerimi i tatimit mbi të ardhurat personale.

Mbështetja financiare në bazë të paketës do të sigurohet nga zërat e shpenzimeve të mirmbajtjes dhe  të investimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!