Gjokoviç në “Klubin 100”, ish-numri 1 i botës bashkohet me legjendat në “Wimbledon”

schedule14:27 - 6 Korrik, 2025

schedule 14:27 - 6 Korrik, 2025

Është në hapat e fundit të karrierës, dhe dëshiron të ketë edhe disa kënaqësi. Novak Gjokoviç arriti një tjetër sukses në Grand Slemin më të madh të tenisit, në Uimbëlldon, duke pasur tani 100 fitore në barin londinez.

Përballë patriotit të tij serb, Miomir Kecmanovic, veterani ia doli 3-0 me sete, me rezultatin 6-3, 6-0 e 6-4, duke mos u lodhur aq shumë, e tashmë u bashkua me legjendat e tenisit Rozher Federer dhe Martina Navratilova.

Federer mban rekordin tek meshkujt me 105 fitore individuale, dhe ky rekord nuk do të thyhet edhe nëse Gjokoviç arrin deri në finale, sepse I mbeten edhe 4 ndeshje.

Gjithsesi, Nole është ende larg legjendës së vërtetë londineze, Navratilovës, sepse çekja e natyralizuar në amerikane ka arritur në numrin 112.

Ish-numri 1 I botës mund t’ia dalë vetëm nëse do të luajë në Uimbëlldon të paktën edhe në dy vitet e ardhshme, dhe me kusht që të arrijë deri në fund.

Gjokoviç ka tashmë 100 fitore në Londër, ka 101 në Rolan Garos të Parisit, 99 në Australian Open dhe 90 në US Open.

Rekordmeni I fitoreve në Grand Sleme, me 24 tituj, është në të tetat e finaleve përballë australianit Dë Minor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!