Gjoka: Kjo fitore ‘oksigjen’, Shkëndija ka shumë potencial

schedule19:41 - 23 Tetor, 2019

schedule 19:41 - 23 Tetor, 2019

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka, ka folur për faqen zyrtare të klubit pas fitores 3-0 kundër Sileksit. Kjo ishte fitorja e parë në krye të pankinës kuqezi për teknikun kryeqytetas, i cili në fjalën e tij tha:

NDESHJA – “Mendoj se sot më e rëndësishme ishte të fitohej ndeshja. Megjithatë, unë mendoj se deri diku i bëmë mirë detyrat dhe loja ishte shumë e mirë. Kemi nevojë për më shumë oksigjen dhe rezultate pozitive, pasi kjo është ajo që na mungon. E rëndësishme sot ishte se morëm një fitore”.

MORALI – “Besoj se ky triumf do na ndihmojë në aspekt psikologjik, sepse ekipi ka potencial dhe duhet të kemi edhe vetëbesim. Mungesa e rezultateve ka ndikuar në anën psikologjike, por gjithsesi besoj se skuadra ka potencial për të filluar ngritjen. Sigurisht nuk është e lehtë, por do të përpiqemi që të ndryshojmë gjithçka”.

REZULTATET – “Në përgjithësi, është shumë e rëndësishme në këto momente të shohim edhe rezultatet. Kjo është shumë me rëndësi për këtë moment ku jemi”, përfundoi Gjoka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!