Shkëndija ndodhet në krizë dhe ka harruar të fitojë. Ernest Gjoka e ka nisur me një disfatë në shtëpi aventurën me kampionët e Maqedonisë së Veriut. Një gol i Mario Maslac në minutat shtesë të pjesës së parë i ka dhuruar fitoren dhe kreun e renditjes ekipit të Akademija Pandev në Tetovë.
Shkëndija nuk ia doli të evitonte humbjen në përballjen e sotme, e pestë në këtë sezon. Kuqezinjtë mbeten në vend të gjashtë me 11 pikë, dhjetë më pak se kryesuesit e Akademija Pandev.
Një nisje dhe ecuri e dobët e ekipit shqiptar, që nuk po arrin të konfirmojë dominimin e sezoneve të fundit. Ndeshja e radhës luhet me datë 23 tetor dhe Shkëndija do të presë në shtëpi ekipin e Sileksit. /abcnews.al
Shkëndija – Akademija Pandev 0-1
(Maslac 45+3′)