Një 92-vjeçare është gjobitur me 100 franga në Zvicër pasi u ngjit në autobusin e linjës katër minuta para kohe. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer debatet pro dhe kundër vendosjes së gjobës për këtë rast.
Zvicra njihet si një nga vendet që respekton më shumë oraret edhe pse këtë herë çdo gjë shkon përtej normales. Një 92 vjeçare është gjobitur me 100 franga pasi u ngjit në autobusin e linjës katër minuta para kohe. Ngjarja ka ndodhur në Zyrih. E moshuara kishte një abone që e lejon të përdorë transportin publik që nga ora 9 e mëngjesit. Por fatorino ka parë se ajo është ulur në autobus në orën 8 e 56 e për këtë arsye është gjobitur.
E moshuara u shpreh për gazetarët se ishte shumë e zemëruar pasi do të kishte mjaftuar vetëm një paralajmërim. Në rrjetet sociale kanë shpërthyer reagimet pro dhe kundër vendosjes së gjobës në këtë rast. Një zëdhënës i kompanisë së transportit publik pranoi se në këtë rast fatorino mund të kishte bërë një përjashtim. Por nga ana tjetër duhet mbajtur një qëndrim i prerë, pasi raste të tilla do të kishin pasoja në kontrollet normale në linjat e transportit publik./abcnews.al