Massimiliano Allegri nuk do të mund të drejtojë skuadrën e Juventusin në duelin e nesërm kundër Romës.
Gjykata Sportive e ka pezulluar me një ndeshje teknikun e bardhezinjve ditën e sotme.
Shkak janë bërë ofendimet e Allegrit ndaj arbitrit në fund të duelit kundër Napolit.
Trajneri i Juventusit nuk mund të jetë në stol nesër kundër Romë, si dhe do të paguajë një gjobë 10 mijë euro. / abcnews.al