Gjobitën me nga 10 mln lekë pronarët e tre lokaleve në Gjirokastër

schedule09:09 - 29 Prill, 2020

schedule 09:09 - 29 Prill, 2020

Policia e Gjirokastrës ka gjobitur tre lokale të cilët nuk i janë bindur urdhrit dhe janë hapur. Burime për Abc Neës bëjnë me dije se pronarët e pabindur të 3 lokaleve në Gjirokastër nga 10 milionë lekë pasi ushtronin aktivitetin në shkelje dhe kishte klientë brenda.

Gjobat janë vendosur nga inspektorët e ISHSH në Gjirokastër.

Gjirokastra është shpallur nga qeveria zonë e gjelbër pasi deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Ndërkohë në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 750 persona ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 30 qytetarë./abcnews.al