Gjobiten dy subjekte tregtare në Korçë dhe Elbasan, bllokohen 124 kilogramë mish

schedule10:48 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 10:48 - 16 Dhjetor, 2023

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit prej ditësh vijon kontrollet intensive në terren për të mos lejuar abuzimet e mundshme në prag festash. Gjatë inspektimeve, dy subjekte në Korçë dhe Elbasan, janë konstatuar se nuk mbanin etiketë për produktet e tyre.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative me “gjobë” në vlerën e 100 mijë lekëve, si dhe janë bllokuar 124 kg produkte ushqimore sallam dhe pije freskuese deri në etiketim konform legjislacionit në fuqi. AKU thekson se kontrollet janë shtrirë në gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!