Gjobiten 27 qytetarë që dolën në rrugë pas orës 22:00! Qindra ndëshkime për maskat

schedule14:27 - 13 Nëntor, 2020

schedule 14:27 - 13 Nëntor, 2020

Në 24 orët e fundit policia ka ndëshkuar 692 qytetarë të cilët kanë dalë në rrugë pa maska ndërsa 27 të tjerë janë gjobitur për shkak se nuk kanë respektuar orën policore duke dalë jashtë banesës jashtë orës 22:00.

Ndërkohë masë administrative është vendosur edhe për 11 administratorësh lokalesh, 9 prej të cilëve kanë shkelur protokollin e sigurisë ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar hapur pas orës 22:00.

Policia njofton se 8 qytetarë të cilët nuk kanë pranuar t’i tregojnë qytetarëve mjetin e identifikimit janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe janë dënuar me 3 mijë lekë gjobë.

Uniformat blu i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

“Kontrolle të pandërprera në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.  Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë ndëshkuar me masë administrative, 692 qytetarë dhe 9 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa.  Masë administrative edhe për 27 qytetarë dhe 2 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.   Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. 

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00″, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!