Gjobë për mosmbajtjen e maskës, revoltohet aktivistja: Skandaloze, fatura e dritave është kontratë

schedule09:21 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:21 - 14 Tetor, 2020

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi ka reaguar e indinjuar lidhur me vendimin e qeverisë për vendosjen e maskave me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

Në një lidhje direkte me Skype për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo e konsideroi skandaloz këtë vendim, i cili sipas saj është një shkelje e drejtave të konsumatorit, pasi këta të fundit kanë nënshkruar një kontrat për furnizimin e energjisë elektrike.

“Skandaloze që kemi një qeveri ‘Facebook’ që zoti Rama shpall VKM që do zbatoj ose masat që do të marrë. Është skandaloze që në faturat e dritave, që është një kontratë e pastër e furnizimit me energji elektrike  dhe qëllimi i saj është vetëm pagimi i faturave elektrike; me diktat qeveria të ndërhyjë në këtë faturë që është një marrëdhenie e pastër personale e qytetarëve me një end publikë, të ndërhyjë të vendos gjoba.

Për mua kjo është një shkelje e të drejtave të konsumatorit  dhe në bashkitë e ndryshme, avokati i Popullit ka një seksion që mbron konsumatorin. Nuk mund të vazhdohet të bëhet një shkelje kaq flagrante e ligjit në emër të tij”, tha Gjikondi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!