Gjobë deri në 500 euro për të gjithë ata që lëvizin me rroba banjo në këtë qytet italian

schedule10:56 - 11 Korrik, 2022

schedule 10:56 - 11 Korrik, 2022

Gjatë verës është normale të shikosh të rinjtë që lëvizin me rroba banjo për të shkuar në det. Mirëpo, sipas vendimit më të fundit, kushdo që lëviz me rroba banjo në qytetin bregdetar italian të Sorrento rrezikon të gjobitet deri në 500 euro.

Kjo masë vjen me synim që qyteti të bëhet një model i turizmit cilësor dhe për këtë arsye është marrë një masë e ashpër ndaj turistëve të pabindur. Masa është emëruar me termin e pazakontë “anti-fshatare” dhe ka hyrë menjëherë në fyqi.

Është e ndaluar të ecësh pa këmishë dhe me rroba banje, edhe nëse bëhet fjalë për një vajzë të bukur me bikini dhe syze dielli. Dispozita e urdhrit të ri është firmosur nga kryetari i bashkisë, Massimo Coppola, i cili e motivon dispozitën si më poshtë: “Ndaloni keqpërdorimet dhe sjelljet që nga shumica e njerëzve perceptohen si në kundërshtim me mirësjelljen”. Sanksioni i parashikuar për shkelësit varion nga 25 deri në 500 euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!