TIRANË- Ministrja në ikje e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, foli për procesin e regjistrimit të popullsisë. Ajo tha se ky proces është shumë i rëndësishëm për vetë shteti, por edhe për qytetarët, të cilët duan të dinë informacione më të detajuara.
Përballë gazetarit Sokol Balla në Real Story”, Ibrahimaj theksoi se pyetjet që u bëjnë qytetarëve nuk do të publikohen në nivel individual, por në formë të agreguar dhe Tepër konfidenciale.
“Ka kohë që Instat që përgatitet për regjistrimin e popullsisë. Të dhënat e censit janë jetike për çdo individ. Çdo individ përfiton nga të dhënat e Censit. Në bazën e të dhënave që mbledh Censi, hartohen të gjitha politikat shtetërore, duke filluar nga ndarja për njësitë lokalë, për investimet që duhet të bëjë. Sa mësues, sa mjekë duhet të këtë, sa shpërndarje gjeografike duhet të ketë. I shërben politikat shtetërorë, nga të cilat ndikohet çdo individ, matjes së popullsisë i shërben dhe biznesit. Të dhënat janë shumë konfidenciale. Ka një ligj, që merret me konfidencialitetin. Çdo pyetje që do t’i bëhet individit, nuk do jenë pyetje që do mund të publikohen në nivel individual. Në këtë cens ka risi, do t’u kërkohet individëve të paraqesin numrin e ID, pasi Instat e ka të rëndësishme”, tha ajo.
Ajo tha se qytetarëve do t’u kërkohet numri personal i identifikimit dhe në rast se nuk përgjigjen për pyetjet dhe gënjejnë, ata do gjobiten me një vlerë, e cila shkon deri në 100 mijë lekë.
“Statistikat e Instat nuk janë të lidhura me ID. Kjo do të shërbej që mos të shkohet në një cens tjetër derë më derë, pasi është shumë e kushtueshme. Gjobat variojnë nga 50-100 mijë lekë. Dhe përgjigjet e rreme do të gjobiten. Duhet të kuptohet si detyrë patriotike që ato kanë.”, theksoi ajo./ n.m.abcnews.al