Gjoba e Metës në ditëlindjen e Besit bën bujë në mediat greke

schedule11:33 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:33 - 24 Nëntor, 2020

Gjobitja e Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit si edhe personazheve të tjerë të njohur për shkak se thyen masat anti-Covid te ditëlindja e Bes Kallakut ka bërë bujë në mediat greke.

Protothema shkruan se Meta u gjobit me 80 euro pasi shkeli rregullin e mos grumbullimit të më shumë se 10 personave në një vend, ndërkohë që tek ditëlindja e Bes Kallakut ishin rreth 30-35 të tillë.

 

“Presidenti i Shqipërisë, gruaja e tij, një kryebashkiak lokal (Erion Isai sh.r) u gjobitën pasi morën pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku duke thyer masat anti-Covid”, shkruan Protothema.

Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.

I ftuar në “Log.” përballë Endri Xhafos në ABC, Meta tha se nuk merret me vendime të tillë të nxitura nga Rilindja duke e quajtur një budallallëk gjobën e vendosur ndaj tij pasi kishte zbatuar të gjitha masat anti-Covid.