EMRI /GJKKO urdhëroi bërjen e testit, Florenc Llanaj del negativ

schedule12:47 - 23 Prill, 2020

schedule 12:47 - 23 Prill, 2020

Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, ka rezultuar negativ për koronavirusin.

Florenc Llanaj Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.

Lexo edhe: Dyshohet për koronavirus, GJKKO urdhëron ISHP dhe Spitalin e Burgjeve t’i marrë tamponin Florenc Llanajt

Sakaq Gjykata e Posaçme pranon se ka patur mjaft kërkesa për ndryshimin  masave të sigurisë  dhe se janë pranuar ato që kanë patur probleme shëndetësore. Për raste të tjera, GJKKO thotë se për rastet e tjera pritet përgjigje nga mjekësia ligjore.

Lexo edhe:  13 të burgosur me koronavirus, institucionet heshtin

Po ashtu GJKKO ka kërkuar informacion tërësor për shëndetin e këtyre  personave, nisur nga njoftimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

ISHP konfirmoi sot 13 të burgosur me koronavirus në Tiranë duke rritur shqetësimin për zgjerimin e kësaj vatre për shkak specifikave që kanë burgjet./abcnews.al