GJKKO pushon çështjen, Dvorani: S’kam përplasje me Metën, ka ikur koha e gjyqeve popullore

schedule10:42 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:42 - 23 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes për ish-kreun KED, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta. GJKKO ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Në një prononcim për mediat menjëherë pas dhënies së vendimit, Dvorani tha se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ka ikur koha e gjyqeve popullore.

“Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, ushtroj detyrën jam gjyqtar. Është jashtë realitet të mendoj që ka përplasje. kush mendon se ka përplasje i ka për vete.

Është e drejta e zotit meta që të ketë interpretimin e tij. Nuk jam kurrkush ta gjykoj dhe paragjykoj. Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media,” u shpreh Dvorani.

Çështja është pezulluar gjithashtu edhe për ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në kallëzimin e ish kreut të shtetit.

Sakaq, përfaqësuesi ligjor i president, Bledar Dervishaj tha për mediat se kjo çështje duhet të ishte rikthyer për hetim, ndërsa shtoi se do të presin vendimin e zbardhur të gjykatës.

Meta kallëzoi Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar  si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Përplasja mes tij dhe ish-kreut të KD ka qenë shumë e fortë.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!