Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur pushimin e akuzës ndaj ish-kryebashkiakut të Hasit, Adem Lalës dhe noteres Farie Deri.
Ata ishin në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre për shitjen e një banese në Krumë. Adem Lala ishte zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që u mor i pandehur që nga krijimi i SPAK.
Prokuroria e Posaçme e thirri atë më 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij. Hetimi për Lalën filloi nga prokuroria e Kuksit dhe më pas u transferuar në SPAK.
Ndërkohë, GJKKO ka vendosur tashmë pushimin e akuzës për ish-kryebashkiakun.
Ai u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. g.v/abcnews.al