GJKKO pritet të japë masën e arrestit/ Berisha lë selinë e PD, pret në shtëpi vendimin

schedule15:17 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 15:17 - 28 Dhjetor, 2023

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme pritet të shpallet vendimi për masën e arrestit, të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur që të shkojë në shtëpinë e tij dhe të pres me ankth përgjigjen.

Në një lidhje për News Hour, gazetarja Erneta Shevroja zbuloi që Berisha ka qene në selinë e Partisë Demokratike pak minuta përpara se të shkojë ora 15:00, ku ka dhënë dhe një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se do të vazhdojë me ritmin ditor.

Sakaq, gazetarja ka theksuar se ish-kryeministri shoqerohej nga dy demokratët Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Berisha zgjodhi që vendimin ta priste në shtëpi, në mënyrë që të shmangte dhe skenat që mund të ndodhin në seli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!