GJKKO kthen sërish dosja për ish-gjyqtarin Fatos Lulo: Duhet të plotësohet

schedule10:47 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:47 - 1 Nëntor, 2021

Gjykata kthen sërish dosja për ish-gjyqtarin Kushtetues Fatos Lulo. Gjykata i jep e një muaj kohë prokurorisë së Posaçme për plotësim hetimesh. Seanca e radhës mësohet se do të mbahet me 1 dhjetor. SPAK kërkoi dërgimin në gjyq për deklarim të rremë pasurie e fshehje. Ndërkohë GJKKO vendosi që duhet plotësuar dosja hetimore.

Sipas SPAK, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një dyqan në rrugën e Durrësit me sipërfaqe 172 metra katror që është vënë nën sekuestro. Në gusht të këtij viti, prokuroria mbylli hetimet ndaj Lulos me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehje të pasurisë.

Nga hetimet ka rezultuar se, Lulo ka mungesë të ardhurash financiare për krijimin e pasurisë. Nga ana tjetër ish-gjyqtari përmes avokatit të tij mbrojtës, pretendoi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuritë e tij janë krijuar me burime të ligjshme. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!