GJKKO kthen në Kukës gjykimin për vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit dhe një tjetër

schedule14:47 - 8 Korrik, 2020

schedule 14:47 - 8 Korrik, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thyer në Gjykatën e Kukësit çështjen e 2 prej personave të arrestuar në 18 Maj të këtij viti, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Trupa gjyqësore me relator Sokol Binaj ka pranuar ankimet e të arrestuarve, Arben Tuçi i cili është edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit Fran Tuçi dhe Durim Vatës, duke e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit të GJKKO-së dhe dukë urdhëruar kthimin e saj në Gjykatën e Kukësit.

LEXO EDHE: PËRGJIMET/ “Më gjej një mik për prokuroren F.V”: Si u shkatërrua grupi i Kukësit, mbillnin kanabis në male

Masa për 17 të arrestuarit e tjerë është shtyrë për në datën 10 korrik.

Në 18 Maj policia finalizoi operacionin ku u vunë në pranga 19 persona në zonën e Kukësit dhe Hasit për kultivim të lëndëve narkotike./abcnews.al