GJKKO kërkon regjistrimin e padisë së Alaudin Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut

schedule19:42 - 11 Gusht, 2020

schedule 19:42 - 11 Gusht, 2020

GJKKO i kërkon SPAK-ut regjistrimin e padisë së Alaudin Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut.

Apeli i Posaçëm vendosi shfuqizimin e vendimit të Krimeve të Rënda për mosfillimim procedimi penal, në nëntor 2019.

Në vendimin e GJKKO thuhet mes të tjerash: “Urdhërimi i Prokurorisë së  Posaçme  për regjistrimin penal dhe kryerjen e hetimeve të nevojshme sipas drejtimit të përcaktuar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi”.

Ish-gjyqtari i Apelit ka paditur ish ministrin Xhafaj dhe zyrtarët e policisë për “Grup të strukturuar kriminal”.

Alaudin Malaj, është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit në Itali të Geron Xhafës, vëllait të ish ministrit të Brendshëm.

Malaj e ka akuzuar Geron Xhafën si kreun e një grupi të trafikimit të narkotikëve, publikimin e fakteve të rreme në çështjen penale “Alizoti” në bashkëpunim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, si dhe persona të tjerë të policisë.

Pak kohë më parë në një letër drejtuar Këshillit të Lartë gjyqësor kërkoi mbrojtje fizike pasi jeta e tij dhe ajo e familjarëve ishte në rrezik.

Gjyqtari Malaj tha në atë kohe se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë.

Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thotë se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme ka ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pak ditë më parë Malaj dha dorëheqjen nga detyra si gjyqtar i Gjykatës së Apelit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!