Një 27-vjeçar është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Tiranë këtë të martë.
Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
27-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al