Nga Glidona Daci
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po shkon drejt kolapsit. Shkak janë bërë shkarkimet nga vettingu, dorëheqjet apo edhe kandidimet për në gjykatën e lartë.
Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka hapur disa herë garën, për gjyqtarë në Gjykatën e Posaçme, por interesi ka qenë shumë i ulët. Aktualisht janë vetëm 2 kandidatë që por verifikohen nga KLGJ nëse i plotësojnë kriteret për të ushtruar detyrën pranë kësaj gjykate.
Erjon Çela dhe Erjon Bani janë të vetmit gjyqtarë që kanë shprehur interes për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme.
Shkalla e parë duhet të ketë 16 gjyqtarë por tani kanë mbetur vetëm 8. Përgjysmimi i numrit ka shkaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore. Në Gjykatën e Posaçme nuk formohen dot tre trupa gjykuese. Për të mos krijuar ngrërç në këtë gjykatë , KLGJ është detyruar që për disa çështje të caktuara, të delegojë gjyqtarë nga rrethet.
Por kjo zgjidhe e përkohshme e këshillit, ka hasur kundërshtimet e avokatëve, të cilët citojnë ligjin që parashiko se në gjykatën e Posaçme nuk mund te zhvillojnë seanca gjyqtarë që nuk janë të Posaçme. Për të ushtrua detyrën në Gjykatën e Posaçme duhet të plotësohen disa kushte, siç është përgjimi i numrave të celularëve të tyre dhe familjes, kontrolli i llogarive bankare, vjetërsia e punës jo më pakë se 7 vite. Gjithashtu një tjetër kusht është përshpejtimi i procesit të vettingut.
Mbetet e paqartë se përse interesi për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme është shumë i ulet.