GJKKO dënon 6 ish-inspektorë të IMT në Kamëz, merrnin ryshfet për leje ndërtimi

schedule12:30 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 2 Dhjetor, 2021

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 6 të pandehurit,  ish-inspektorë të IKMT në Kamëz. Konkretisht, Dritan Nikollin u dënua me 1 vit burg, Arjan Hoxhaj 8 muaj burg, Ermal Baci, 2 vite burg, Mevlud Visha 4 muaj, Gazmend Bala me 8 muaj, Vjollca Kacari me 8 muaj burg.

Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Të dënuarit akuzohen se kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtime të paligjshme. Arrestimi i tyre u krye në janar të këtij viti.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!