Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjithmonë më del nga mendja se je ende gjallë”, Elon Musk thumbon keq senatorin amerikan

schedule22:27 - 15 Nëntor, 2021

schedule 22:27 - 15 Nëntor, 2021

CEO i Tesla-s, Elon Musk, sulmoi Senatorin Bernie Sanders pas deklaratës së ligjvënësit për rritjen e taksave për të pasurit. Sanders përsëriti sërish thirrjen për taksa më të larta për të pasurit përmes një postimi në Twitter: “Ne duhet të kërkojmë që të pasurit jashtëzakonisht të paguajnë pjesën e tyre të drejtë.”

Musk nga ana tjetër ka thumbuar keq senatorin:“Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”. “Doni që të shes më shumë aksione, Bernie? Thjesht thuaj fjalët…” shkroi Musk në Twitter një orë më vonë. Përgjigjet nga Musk vijnë në mes të një debati të vazhdueshëm mbi normat e taksave dhe pasurinë në rritje të njerëve më të pasur.

Megjithëse konsiderohet e pamundur të realizohet, taksa ndaj miliarderëve do të ndikojë tek 700 njerëz, përfshirë Elon Musk. Miliarderi së fundmi shiti më shumë se 5 miliardë dollarë aksione të Tesla-s, duke arritur në rreth 3% të aksioneve të tij në kompani. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!