“Gjithmonë donte të qëndronte”, agjenti “zyrtarizon” rinovimin e Lautaros

schedule15:59 - 31 Gusht, 2021

schedule 15:59 - 31 Gusht, 2021

“Së bashku e bëmë Lautaron dhe familjen e tij të lumtur. Ai gjithmonë donte të qëndronte te Interi”, kështu u shpreh sot Alejandro Camano, agjenti i sulmuesit të Argjentinës.

Kjo deklaratë mund të merret edhe si një zyrtarizim i qëndrimit të bomberit latin në Milano. Këtë verë për 23-vjeçarin kishte oferta nga Tottenham dhe Atletico Madrid, për ë dyja u refuzuan dhe u vendos për zgjatjen e bashkëpunimit në Milano.

Në ditët në vijim Interi do e bëjë zyrtare dhe do tregojë detajet e këtij rinovimi, por mediet parashikojnë se Lautaro do rinovojë deri në verën e vitit 2025 me pagë prej 5.8 milionë eurosh në sezon, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!