Jesse Lingard është një nga lojtarët që ka dyshime për të ardhmen e tij, por nga tani e tutje se jo më. Nga Anglia bëjnë me dije se menaxheri Olle Gunnar Solskjaer ka marrë vendimin final për sulmuesin.
Pasi e pa të bënte një super sezon te West Ham vjet, trajneri ka vendosur ta mbajë në skuadër anglezin dhe këtë ia ka komunikuar personalisht.
Sky Sport raporton se Olle gjithashtu i ka bërë me dije Lingard se do ketë një rol të rëndësishëm në skuadër, duke marrë përgjegjësi në sulm. /abcnews.al