Tashmë gjithçka është zyrtare, me brazilianin, Thiago Motta që do të jetë trajneri i ri i “Bardhezinjve” të Juventus, me bordin e “Zonjës sv Vjetër”, që kanë shuar çdo dyshim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke nisur kështu një periudhë të re në klub pas largimit të Massimiliano Allegri.
Strategu 41-vjecar i pankinës vjen pas një sezoni fantastik me “Kuqeblutë” e Bologna, ku e renditi skuadrën në vendin e 5-të të tabelës, duke i siguruar kështu kualifikimin për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, hera e parë për ekipin “emiljan” që prej vitit të largët 1964.
Thiago Motta ka firmosur një kontratë 3-vjecare deri më 30 qershor 2027, teksa firma me trajnerin, pritet të pasohet edhe me lëvizje në merkaton e futbollistëve, teksa shumë pranë transferimeve janë Douglas Luiz dhe Mason Greenwod. /i.m /abcnews.al