Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-sulmuesi i Kombëtares së Zvicrës dhe një sërë ekipesh në elitën e futbollit gjerman, zviceran, kroat e turk Mario Gavranovic ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionit.
“Bomberi’, 33-vjeçar ka vendosur të mbyllë karrierën e tij, ndërsa ishte pa skuadër që nga muaji qershor, kohë kur mbylli bashkëpunimin me skuadrën turke të Kayserispor, ekip me të cilin u aktivizua në dy sezonet e fundit, 2021-2023.
Ndërkaq, kujtojmë se, Gavranovic më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Lugano, Schalke 04, Mainz, Zurich, Rijeka dhe Dinamo Zagreb, ndërsa numëron edhe 41 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës dhe 16 gola. /i.m /abcnews.al