Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” argjentinas i sulmit, Alejandro Papu Gomez është rikthyer në Itali, pas plot 3 sezonesh të shpenzuara tek “andaluzianët” e Sevilla, në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.
Ish-“ylli” i “bergamaskëve” të Atalanta, tashmë 35-vjeçar ka firmosur një kontratë për vetëm 1 sezon, me skuadrën e Monza, pasi i përfundoi kontrata me “gjigandët” e futbollit spanjoll.
Sulmuesi do të jetë pjesë e Monza-s deri në verën e vitit 2024-ën, ndërsa paga e tij, nuk është bërë ende e ditur, por pritet të mësohet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al